Të shtëna me armë zjarri pati pak më parë në Fushë-Kosovë.
SI pasojë e këtyre të shtënave të plagosur janë dy persona.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”