Lajmi i fundit: Plagoset një person – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Plagoset një person

22:15 | 10 Shkurt 2020

Është plagosur një person në Durrës.

Një person ka mbetur i plagosur në qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e kësaj të hëne.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi në fjalë është plagosur pranë zonës së plazhit në Durrës.

Personi i plagosur ka marrë një plumb në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e kësaj plagosje, por ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento: