Lajmi i fundit: Policia dhe dogana arrestojnë një të dyshuar për shpërndarje të drogës

15:41 | 08 Maj 2023

Policia dhe dogana arrestojnë një të dyshuar për shpërndarje të drogës.

Policia dhe Dogana e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për blerje dhe shpërndarje të drogës.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram”.

“Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.82 gram, një telefon mobil”.

Ndërkaq, policia ka njoftuar që pasi të dyshuarit i është bastisur shtëpia, aty i janë gjetur tri peshore digjitale dhe tri pako me foli.

“Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”.

Komento: