Lajmi i fundit: Policia gjuan gaz lotsjellës që t’i ndalojë veteranët të hyjnë brenda Kuvendit

11:09 | 06 Qershor 2022

Veteranët e UÇK-së janë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit, duke kërkuar përfshirjen e kësaj kategorie në ngritjen e pagës minimale.

Mirëpo, ata kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit, gjë që ka detyruar Policinë e Kosovës të gjuajë gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ata.

Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.

Kuvendi i Kosovës është rrethuar nga forcat e shtuara të Policisë, ndërsa në oborrin e tij kanë hyrë protestuesit, të cilët kanë dalë me ftesë të organizatave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Komento: