Lajmi i fundit: Policia hyn në ZRRE, arreston Dardan Molliqajn, Frashër Krasniqin, Nol Nushin dhe aktivistë të tjerë

15:15 | 14 Shkurt 2022

Policia hyn në ZRRE, arreston Dardan Molliqajn, Frashër Krasniqin, Nol Nushin dhe aktivistë të tjerë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, zyrtarët Frashër Krasniqi, Nol Nushi dhe të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në ambientet e ZRRE-së, raporton Gazeta Express.

PSD paraprakisht ka deklaruar se kushti për ta lëshuar hapësirën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ishte publikimi i vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ata po mashtrojnë.

Sipas Molliqajt, rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj.

Komento: