Lajmi i fundit: Policia konfiskon edhe dokumente nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë

10:49 | 24 Shkurt 2021

Policia konfiskon edhe dokumente nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie.

Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të tjerë, raportohet se deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Komento: