Dardan Molliqaj është prangosur sot në orët e hershem të mëngjesit.
Policia e Kosovës ka prangosur sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj.
Ai është prangosur në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë, njofton kumtesa nga PSD.
Molliqaj është prangosur nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.
Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me prangosjen e Molliqajt duke thënë se prangosja e deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.
Për këtë arsye, sipas PSD-së, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.
Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.
PSD thotë se është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë, prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre. /ORAinfo/