Lajmi i fundit: Presidenti del pozitiv me koronavirus

18:03 | 07 July 2020

Presidenti ka dalur pozitiv, pas testimin për virusin e njohur si koronavirus.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka konfirmuar vetë se i ka dalë pozitiv testi për Covid 19.

Ai më parë kishte treguar shpërfillje për pandeminë, që i ka marrë jetën më shumë se 65 mijë brazilianëve.

Bolsonaro, 65 vjeç, bëri një test të hënën në mbrëmje pasi po përjetonte simptoma të COVID-19, mes tyre temperaturë.

Edhe pse disa nga ndihmësit e Bolsonaros kishin rezultuar pozitivë gjatë muajve të fundit, presidenti shpesh i ka shmangur masat paraprake siç është vendosja e maskës apo praktikimi i distancës fizike.

Të shtunën e kaluar, ai mori pjesë në një drekë të organizuar nga ambasadori amerikan në Brazil me rastin e 4 korrikut.

Ndërsa brazilianët prisnin rezultatet e testit të fundit të presidentit, mesazhet e postuara në mediat sociale ilustronin se sa i polarizuar është vendi.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Brazil llogaritet mbi 1.6 milionë vetë që nga fillimi i pandemisë, duke e renditur vendin e dytë në botë për nga niveli i përhapjes pas SHBA.

Komento: