LAJMI I FUNDIT: Prishet koalicioni LVV – LDK

14:53 | 13 Shkurt 2020

LVV dhe LDK kanë prishur koalicionin në nivel lokal në Komunën e Prizrenit.

Pak çasteve pasi PDK-ja e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK-në.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Menjëherë pas kësaj, kryetari që vjen nga LVV-ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK-në.

Haskuka ka thënë se më nuk ka arsye të mbahet ky koalicion dhe, sipas tij, me LDK-në po i mbante bashkë cështja e kryesuesit të Kuvendit komunal, të cilin sot ua mori PDK-ja.

Komento: