Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa tokave në veri.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të mbajtur në mënyrë elektronike ku ka marrë vendim për të shpronësuar disa zona në veri të vendit.
Sipas njoftimit, në vendimin e parë, qeveria ka shpronësuar disa parcela për realizimin e “projekteve infrastrukturore për interes publik” në zonat kadastrale Den dhe Leshak të komunës së Leposaviqit.
“Vendimin me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në vendimin e parë.
Ndërsa, vendimi i dytë ka të bëjë me shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat sipas njoftimit, janë të nevojshme për realizimin e “projekteve infrastrukturore për interes publik në zonat kadastrale Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë të Leposaviqit si dhe në zonat kadastrale në Bërnjak, Zubin Potok dhe Jasenovik i Epërm të Zubin Potokut.