
Transferimi i mundshëm i mesfushorit të Barcelonës Ivan Rakitic te Juventus ka lëvizur një hap para raporton Diario Sport.
Kroati u la jashtë skuadrës së Ernesto Valverde në fitoren 5-2 në shtëpi të Blaugrana ndaj Real Betis të dielën në mbrëmje, me zyrtarët e klubit që tani synonin të largojnë 31-vjeçarin para afatit të 2 shtatorit, përcjell ORAinfo.

Juventus tashmë ka zhvilluar bisedime me Barcën për disponueshmërinë e Rakitic, por do të duhet të mbledhë fonde shtesë përmes shitjeve të lojtarëve për të ndihmuar në financimin e një marrëveshje./ORAinfo/