Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Premier Ligë.
Liga Premier ka konfirmuar se një person është i infektuar me coronavirus në raundit e fundit të testimeve.
Në këtë rreth, 2.071 testime janë bërë në lojtarë dhe staf të klubeve nga data 6 korrik deri më 12 në projektin rigoroz ‘Projekti i Rikthimit’.
Në testimet që ishin bërë nga 29 qershori deri më 5 korrik nga 1.973 teste, asnjë lojtar apo anëtar i stafit nuk kishte rezultuar pozitiv.
“Liga Premier mund të konfirmoj se nga data 6 korrik deri më 12 korrik – janë bërë 2,701 testime në lojtarët dhe stafet e klubeve, ku një person ka rezultuar pozitiv”, thuhet në komunikatë.
Liga angleze nuk ka dashur të zbulojë klubin apo emrin e personit, pasi dëshiron që t’i ruhet privatësia dhe të vazhdojnë të luajnë tri xhirot e mbetura.