LAJMI I FUNDIT: Real Madrid transferon dy lojtarët më të mirë të Man City

12:41 | 13 June 2020

Afati i verës pritet të jetë shumë aktiv për Real Madridin.

Ditët po kalojnë dhe Florentino Perez ka gjithnjë e më pak kohë për të përgatitur ekipin për sezonin 2020/2021.

Për këtë arsye, ekzistojnë disa fronte që ‘Los Blancos’ kanë hapur, dhe njëri prej tyre është veçanërisht interesant: “Peshkimi në lumin e trazuar të Manchester Cityt”.

Manchester City janë dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, dhe për dy sezone nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Ky sanksion mund të bëjë që yjet kryesorë të Manchester Cityt të largohen drejt gjigantëve tjerë të Evropës.

Real Madrid dëshiron të rrëmbejë dy më të mirët, Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne, raporton Don Balon, përcjell lajmi.

‘Los Blancos’ thuhet se tashmë ka pyetur ‘Qytetarët” për çmimet e futbollistëve, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Komento: