LAJMI I FUNDIT: Rreth 100 minatorë bllokohen nga zjarri në Trepçë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Rreth 100 minatorë bllokohen nga zjarri në Trepçë

14:05 | 22 Janar 2019

Afër 100 minatorë të Trepçës janë ngujuar brenda objektit të kësaj ndërmarrjeje si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një trafo elektrike.

Kjo është konfirmuar për lajmi. net edhe nga kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqiri Sadiku.

Ai ka thënë se afërsisht 100 minatorë janë ngujuar brenda objektit si pasojë e zjarrit, dhe se po shikohet të gjindet një zgjidhje për lirimin e tyre.

“Afërsisht 100 minatorë janë bllokuar. Po shohim të gjejmë një zgjidhje alternative për këtë. Numrin e saktë nuk e dijmë, mirëpo se afër 100 janë”, ka thënë ai.

Azemi ka bërë të ditur se minatorët nuk janë në rrezik për jetë, pasi që sipas tij ka vende të mjaftueshme brenda objektit ku mund të depërtojë oksigjeni.

Megjithatë, Sipas Azemit problematikë është mosha e shtyer e minatorëve.

Kujtojmë, se si pasojë e zjarrit të rënë në këtë trafo, i tërë qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa rrymë.

Po ashtu, raportohet se një zjarrfikës është lënduar në përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Komento: