Lajmi i fundit: Rrëzohet aeroplani, shumë pasagjerë të vdekur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lajmi i fundit: Rrëzohet aeroplani, shumë pasagjerë të vdekur

09:54 | 10 Mars 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Adis Ababa.

Një aeroplan i tipit “Boeing 737” i kompanisë së fluturimeve “Ethiopian Airlines” është rrëzuar gjatë fluturimit nga Adis Ababa në Nairobi të Kenias.

Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se në këtë aeroplan ndodheshin 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Kryeministri i Etiopisë, Abiu Ahmed, i ka ngushëlluar familjarët e udhëtarëve, duke thënë se i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ata që i kanë humbur njerëzit e dashur.

“Është konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në orën 8 e 44 minuta sipas kohës lokale”, ka thënë një zëdhënës i kësaj kompanie, shkruan “Reuters”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!