Rrëzohet aeroplani me tre njerëz dhe 53 qen në të – shpëtojnë mrekullisht.
Një aeroplan me tre persona në bord dhe 53 qen të adoptueshëm është rrëzuar në një fushë golfi në Wisconsin të SHBA-së, por fatmirësisht të gjithë shpëtuan, pos lëndimeve të marra.
Të martën, avioni, i cili po transportonte qenushët nga New Orleans në strehimore të ndryshme, bëri një ulje emergjente në fushën e golfit Western Lakes në Pewaukee.
Të gjithë qentë dhe tre personat në bord pësuan lëndime, por asnjëri nuk ishte në rrezik për jetën.
Qentë tani janë nën mbikëqyrjen e veterinerit, tha Shoqata e Mirëqenies së Kafshëve Njerëzore.
Avioni u dëmtua rëndë pasi përshkoi mes pemëve. Krahët u hoqën tërësisht dhe u derdhën pothuajse 300 litra karburant.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi rënien e avionit. Përplasja është nën hetim nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit, raporton Guardian.