Lajmi i fundit: Rrëzohet një avion në Stamboll – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Rrëzohet një avion në Stamboll

12:59 | 22 Tetor 2020

Rrëzohet një avion në Stamboll.

Një avion i vogël stërvitor sot u rrëzua në pjesën evropiane të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni u rrëzua në një livadh në qarkun Buyukcekmece ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet e xhandarmërisë dhe policisë.

Pjesa e përparme e avionit u ngul në tokë ndërsa ekipet kompetente me ndihmën e litarëve e tërhoqën avionin nga toka.

Më pas nga avioni u nxorr piloti i lënduar i cili u dërgua në spital.

Komento: