LAJMI I FUNDIT: Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Shkup

10:56 | 14 Shkurt 2019

Është rritur numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik në Shkup.

Ka ndërruar jetë gjatë natës edhe një person duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave të autobusit që u rrokullis mbrëmë në rrugën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Të lënduarit tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin “8 Shtatori” dhe disa me lëndime të lehta janë lëshuar në mjekim shtëpiak, shkruan TetovaSot.

Ndryshe sot në komunën e Gostivarit do të mbahet mbledhje komemorative ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Komento: