Lajmi i fundit: Serbët tentojnë të grabisin autobusin me mërgimtar shqiptarë në Kurshumli

22:04 | 24 June 2019

Një grup i udhëtarëve që kanë udhëtuar sot në rrugën duke shkuar për në Kroaci, saktësisht në Kurshumli janë përballur me grabitës serb.

Një udhëtar me inicialet H.Z ka shkruar në Indeksonline se deri sa po udhëtonin autobusin “Zhitia Turs” në Kurshumli një veturë e tipit ‘Audi 80’ me tabela të Serbisë ka tentuar t’i grabisë.

Sipas tij, shoferi i autobusit nuk ka ndaluar dhe ka arritur të ju shpëtoj.

“Sot rreth orës 19:40 rruges tu shku per Kroaci ne Kurshumli kan tentu me na grabit serbt me nje Audi 80 mirpo shoferi i autobusit nuk e ka ndalu autobusin dhe i shpëtuam.”, tha ai per Indeksonline.

Në fund ai dha një porosi për mërgimtarët që të kenë kujdes ose t’i shmangin rrugët e Serbisë.

Indeksonline kontaktoj me agjencinë rreth këtij rasti por ata mohuan që janë sulmuar nga serbët.

Komento: