Lajmi i fundit: Shembet miniera, vdesin së paku 19 minatorë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Shembet miniera, vdesin së paku 19 minatorë

15:24 | 08 Shtator 2020

Së paku 19 minatorë vdesin nga shembja e një miniere mermeri.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se së paku 19 minatorë kanë vdekur pas rrëshqitjes së dheut në një minierë mermeri në pjesën veriperëndimore të vendit.

Pesë të tjerë kanë mbetur të ngujuar dhe gjashtë persona u lënduan.

Aksidenti ndodhi në distriktin Mohmad të provincës Khyber-Pakhtunkhëa, afër kufirit me Afganistanin, në orët e vona të së hënës, shkruan Free Europe.

Pasi fillimisht i tërhoqën tetë trupa nga rrënojat gjatë operacionit fillestar të kërkim-shpëtimit, autoritetet thanë se më shumë trupa u gjetën të martën.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i personave të lënduar është njëzet, duke shtuar se kanë filluar hetimet për zbulimin e shkakut të aksidentit.

Komento: