Bëhet e ditur se tashmë është shënuar një rast me koronavirus në qeveri.
Qeveria britanike dyshon për një rast tjetër me koronavirusin e ri brenda saj pasi ministri i Sipërmarrjes, Alok Sharma është izoluar ndërkohë që ka shfaqur simptoma në Dhomën e Komuneve duke rritur kritikat kundër fundit të votimit në distancë për deputetët.
Gjatë prezantimit të një projektligji për qeverisjen e korporatave para deputetëve, ministri është shfaqur i sëmurë duke fshirë djersët me shami.
Sipas zëdhënësit të tij, në përputhje me rekomandimet e qeverisë, ai u testua dhe shkoi në shtëpi për t’u izoluar.
Në fund të marsit, kryeministri konservator Boris Johnson dhe ministri i tij i Shëndetësisë Matt Hancock rezultuan pozitivë me COVID-19. Gjendja e kryeministri kërkoi shtrimin në spital dhe ai kaloi disa net në kujdes intensiv.
Dyshimi për një rast të ri erdhi pas vendimit shumë të diskutueshëm për të braktisur votimin në distancë të deputetëve, të prezantuar në fund të prillit për të luftuar përhapjen e koronavirusit, që sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë ka shkaktuar rreth 40 000 të vdekur në Britaninë e Madhe, vendi i dytë më i goditur pas SHBA-së.