Lajmi i fundit: Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

17:38 | 03 August 2021

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën i moshuari në Gjirokastër.

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vendin tonë këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital.

Mësohet se ata kanë qenë duke luftuar me flakët, pasi një zjarr përfshiu ditën e sotme tre fshatra të Antigonesë, Tranoshisht, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

Komento: