LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet trajneri i njohur

16:39 | 19 Maj 2019

Trajneri i Real Betis është shkarkuar nga posti i trajnerit.

Quique Setien është shkarkuar nga drejtimi i Real Betis pak momente pasi fitoi 2-0ndaj Real Madridit në ndeshjen e fundit të La Liga.

Ka qenë vetë trajneri Setien që e konfirmoi me fjalë të tërthorta se do të largohet, ndërsa pak minuta pas tij klubi e zyrtarizoi vendimin, duke e bërë publik.

“Ju duhet të kuptoni origjinalitetin e këtij klubi, vetë qytetin dhe hobin e tyre. Unë ndoshta kam qenë një nga ata që nuk e kuptova këtë që kur kam ardhur, duhet të kisha përshtatur dhe përfshirë më shumë në disa situata”, tha 60-vjeçari.

Trajneri spanjoll ishte në krye të skuadrës që prej qershorit të vitit 2017 duke e dërguar deri në Europa League.

Komento: