Lajmi i fundit: Shpërthim i fuqishëm në Rusi

23:01 | 29 Mars 2022

Shpërthim i fuqishëm në bazën ushtarake në qytetin rus.

Së fundmi është raportuar për një shpërthim në qytetin Belgorod, në Rusi.

Ky qytet gjendet 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën, kurse deri më tani nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë.

Shpërthimin e ka konfirmuar edhe guvernatori i këtij rajoni mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Në orët në vijim pritet të dalin raporte më të detajuara.

Komento: