LAJMI I FUNDIT: Snajperistët ‘blindojnë’ qeverinë në Shqipëri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Snajperistët ‘blindojnë’ qeverinë në Shqipëri

11:23 | 16 Shkurt 2019

Ka nisur protesta e madhe në Tiranë e organizuar nga Partia Demokratike.

Tarraca e ndërtesës së Kryeministrisë është marrë nën kontroll nga efektivë të Forcave Speciale RENEA.

Fotot nga snajperat mbi ndërtesën qeveritare të cilët monitorojnë me dylbi protestuesit që cilët po mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa te pjesa pas dhe anash Kryeministrisë ndodhen të dislokuar blindat e policisë.

Partia Demokratike sot mban protestë në Tiranë, e cila ka filluar nga ora 11:00. Ndërkohë, mësohet se protestuesit kanë nisur nga qytetet e tjera të Shqipërisë drejt Tiranës.

Përgatitjet për protesta mbarëpopullore u njoftuan nga vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa SHBA, BE-ja dhe përfaqësi të tjera diplomatike në Shqipëri i kanë bërë thirrje opozitës që të shmanget dhuna.

Komento: