Lajmi i fundit: Sulm ajror ndaj depos së naftës në qytetin verior të Ukrainë

09:52 | 03 Mars 2022

Sulm ajror ndaj depos së naftës në qytetin verior të Ukrainës.

Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga bombardimet gjatë një sulmi ajror të enjten në mëngjes.

Lajmi është njoftuar nga Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.

Fotot nga Chernihiv tregojnë retë e tymit të zi të dendur nga rezervuarët e naftës, ndërsa zjarrfikësit dhe punonjës të urgjencës ndodhen në vendngjarje./A2CNN

Komento: