Afati i janarit ka qenë shumë i nxehtë për Milanin. Gjiganti na Serie A ka bërë disa lëvizje duke sjell në ‘San Siro’ disa lojtarë të rëndësishmë për ekipin.
Krahas transferimeve, Milan ka bërë edhe largime të disa lojtarëve të ekipeve, përcjell ORAinfo.
Kësisoj sulmuesi i Milanit, Alen Haliloviç ka rënë dakord të largohet nga Milan për t’iu bashkuar kaluar në kampionatin Belg, të Standard Liege.
Sky Sport Italia raporton se marrëveshja është finalizuar dhe Haliloviç është i lirë të ‘fillojë një aventurë të re në Belgjikë’, megjithëse transmetuesi nuk ka zbuluar kushtet e transferimit të tij apo nëse mesfushori Standard Moussa Djenepo do të transferohet në Milan.
Kroati arriti në ‘San Siro’ verën e kaluar nga Hamburg, por luajti vetëm tre herë për rossonerët në 2018-19. /ORAinfo/