LAJMI I FUNDIT: Sulmesi i Milanit transferohet në kampionatin belg – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Sulmesi i Milanit transferohet në kampionatin belg

16:41 | 31 Janar 2019

Afati i janarit ka qenë shumë i nxehtë për Milanin. Gjiganti na Serie A ka bërë disa lëvizje duke sjell në ‘San Siro’ disa lojtarë të rëndësishmë për ekipin.

Krahas transferimeve, Milan ka bërë edhe largime të disa lojtarëve të ekipeve, përcjell ORAinfo.

Kësisoj sulmuesi i Milanit, Alen Haliloviç ka rënë dakord të largohet nga Milan për t’iu bashkuar kaluar në kampionatin Belg, të Standard Liege.

Sky Sport Italia raporton se marrëveshja është finalizuar dhe Haliloviç është i lirë të ‘fillojë një aventurë të re në Belgjikë’, megjithëse transmetuesi nuk ka zbuluar kushtet e transferimit të tij apo nëse mesfushori Standard Moussa Djenepo do të transferohet në Milan.

Kroati arriti në ‘San Siro’ verën e kaluar nga Hamburg, por luajti vetëm tre herë për rossonerët në 2018-19. /ORAinfo/

Komento: