Lajmi i fundit: Të shtëna armësh në drejtim të policëve në Podujevë

20:45 | 13 Janar 2022

Të shtëna armësh në drejtim të policëve në Podujevë.

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar rreth orës 18:20 në Dobërdol të Podujevës.

Cak i gjuajtjeve me armë kanë qenë zyrtarët policorë, shkruan lajmi.

Policia e Kosovës po ndiqte disa persona që kishin hyrë me forcë në një shtëpi në këtë fshat.

Në ikje e sipër njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Komento: