LAJMI I FUNDIT: Të shtëna në Prishtinë, personi i lënduar në gjendje të rëndë

18:00 | 12 February 2019

Disa të shtëna janë dëgjuar pak më parë në Kryeqytetin e Kosovës.

Një person dyshohet që është lënduar nga persona ende të panjohur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Muhaxherëve, të kryeqytetit.

Televizioni 7 raporton se personi që është qëlluar është lënduar në këmbë dhe në kokë.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i lënduar. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohe që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave te dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Komento: