LAJMI I FUNDIT: Tensione mes Kadri Veselit e Avni Llumnicës, ndërhyn policia

11:22 | 28 Dhjetor 2018

Ka eskaluar seanca gjyqësore për organizatën ‘Syri i Popullit’ ku po jepte deklaratën e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Policia u desh të intervenojë në sallën ku po mbahet gjykimi i pjesëtarëve të organizatës “Syri i Popullit” për shkak të tensioneve mes të akuzuarit Avni Llumnica dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Veseli ka kritikuar ashpër organizatën “Syri i Popullit” në dëshminë e tyre.

Kujtojmë që Kadri Veseli, bashkë me figura të tjera publike ishte në listën e personave që Syri i Popullit pretendonte t’i eliminonte.

Komento: