Lajmi i fundit: Tërmet i fuqishëm, ja sa ballësh ishte

22:38 | 25 March 2020

Duket se virusi i njohur si koronavirus nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballet SHBA.

Një tërmet prej 4.1 ballë goditi zonën e Kalifornisë Veriore, SHBA, këtë të mërkurë.

Sipas Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara, tërmeti i së mërkurës goditi pranë Cobb Mountain dhe The Geysers në verilindje të Sonoma County, raporton Daily Mail.

USGS regjistroi epiqendrën të kishte qenë në një thellësi prej 2 km.

Sipas raportimeve, nuk ka pasur ndonjë dëmtim në njerëz as në shtëpi e biznese.

Komento: