Lajmi i fundit: Tërmet i fuqishëm, mësohet shkalla e rihterit

17:49 | 04 June 2020

Vendi është goditur nga një tërmet shumë i fuqishëm.

Një tërmet i shkallës 6.5 të Rihterit goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulaëesi-it të Veriut, në Indonezi.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ (GFZ).

Agjencia Kombëtare e Motit dhe Klimës në Indonezi (BMKG) tha se tërmeti kishte një ndjeshmëri të shkallës 7.1 dhe thellësia ishte 111 km.

Zëdhënësi i BMKG, Taufan Maulana i tha Reuters-it se nuk kishte shkaktuar dëme dhe tërmeti nuk përbënte një kërcënim për tsunami.

Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga tsunami.

Komento: