Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur të mërkurën Indonezinë, duke shkaktuar panik te banorët e ishullit.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë i magnitudës 6,9 dhe e ka pasur epiqendrën në Detin Banda. Deri tani nuk ka raportime për vi.ktima.
Banorët kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë. Fatmirësisht, tërmeti nuk ishte aq i fuqishëm sa për të shkaktuar një tsunami në Oqeanin Indian.
Indonezia ndodhet në atë që quhet “Rrethi i zjarrtë”, duke u goditur shpesh nga tërmete, shpërthime vullkani dhe tsunami.