Lajmi i fundit: Tërmet në Kosovë

08:44 | 01 November 2019

Dridhet toka në Kosovë.

Komuna e Dragashit është goditur sot nga tërmeti, raporton Gazeta Express.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.1.

Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri. Tërmeti me epiqendër qytetin e Korçës kishte magnitudë 5.2.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Banorët thonë se lëkundjet kanë shkaktuar çarje të mureve dhe rënie të suvave.

Komento: