LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Mal të Zi

23:07 | 01 December 2019

Mali i Zi është goditur nga një tërmet.

Një tërmet me madhësi 3.3 ballë të shkallës së Rihterit ka goditur sonte Malin e Zi, njofton Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Podgoricë.

Epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veri të Podhum, një fshat afër Komunës së Tuzit në ora 21:13, raporton RTCG.

“Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhet në një thellësi prej 22 km”, thuhet në njoftim.

Instituti thekson se bazuar në një model numerik të ndryshimeve në intensitet me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.

Ndryshe, sot gjatë ditës, disa tërmete tjera kanë goditur edhe Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Komento: