Lajmi i fundit: Tërmet në Shqipëri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Tërmet në Shqipëri

08:16 | 24 Shtator 2020

Tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter në Shqipëri.

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier.

Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 ndërsa epiqendra ishte 27 kilometra nga Elbasani. Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.

Pavarësisht rreshjeve të shiut në qytetin e Elbasanit, raportohet se qytetarët kanë dalë në rrugë në panik nga lëkundjet që kanë ndjerë.

Kujtohmë se 1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë viktima, nga 51 jetë të humbura që shënoi.

Komento: