LAJMI I FUNDIT: Theret me mjet të mprehtë një zyrtar policor

18:16 | 20 August 2019

Është therur me mjetë të mpreht një zyrtar i Policisë së Kosovës në Pejë.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Stacionit të Policisë Rajonale në Pejë.

Viktima ka marrë lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa autori është prangosur menjëherë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani.

“Kolegu ynë, zyrtari policor me gradë kapiten është sul muar në hyrje të stacionit rajonal, ka marrë lëndime të lehta nga thika dhe është jashtë rrezikut. Ndërsa dorasi me inicialet A.Z., në këtë rast sul muesi është prangosur menjëherë”, ka thënë Elshani.

Sipas Elshanit, i njëjti pas prangosjes është dërguar në Spitalin Rajonal, për ekzaminime në repartin psikiatrik.

Komento: