Top sulmuesi që po shkëlqen në Zvicër tashmë i ka thënë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës.
Një tjetër xhevahir i futbollit do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Është ky 20-vjeçari Andi Zeqiri, qendërsulmues i spikatur i skuadrës zvicerane, Lausanne.
Ai deri më tash ka luajtur në fanellën e Kombëtares U21 të Zvicrës, por që nga shtatori i këtij viti pritet të veshë fanellën dardane.
Në fakt, Andi ishte parashikuar t’i bashkohej Kosovës në ndeshjen e muajit mars kundër Maqedonisë, por shfaqja e koronavirusit COVID-19 ndryshoi kalendarin e garave të UEFA-s dhe kjo bëri që të shtyhet edhe ardhja e Zeqirit.
Gjithsesi, Andi pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes që nga shtatori kur do të fillojnë ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.