Emra të rëndësishëm të futbollit botëror janë të lidhur ngushtë me një kalim te skuadra të Seria A, por elita e futbollit italian kërkon që revolucionin ta nis nga stoli.
Inter, Roma, Milan dhe Juventusit do e nisin me trajner të ri sezonin e ardhshëm, ashtu siç do e nis edhe Genoa. Klubi gjenovez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Aurelio Andreazzoli.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit italian:
“Genoa CFFC njofton se ka arritur një marrëveshje dyvjeçare me Aurelio Andreazzoli i cili do të jetë i ngarkuar me udhëheqjen teknike të ekipit të parë nga 1 korriku 2019. Shoqëria shpreson që Andreazzoli të bëj një punë të frytshme me një të ardhme plot kënaqësi reciproke “. –mbyllet deklarata e klubit.
Andreazzoli e mbylli sezonin 2018-2019 në krye të Empolit, e cila nuk mundi t’i shpëtoi rënies me një kategori më poshtë.