Cristiano Ronaldo me paraqitjen e tij ndaj Atletico Madridit e mahnit gjithë botën.
Me tre golshin e tij, Juventus arrit që ta eliminojë ekipin spanjoll nga Liga e Kampionëve.
Por festa e golit të fundit po konsiderohet jo sportive, përcjell ORAinfo.
E në minutat e fundit UEFA ka njoftuar se do të nisin një hetim të “sjelljes jo të duhur” në Cristiano Ronaldo, pas kremtimeve të tij kundër Atletico Madrid javën e kaluar.
Ronaldo akuzohet për provokimin e tifozëve të Atletico, kur ai festoi fitoren e Juventusit drejtpërdrejt para tyre.
Ronaldo përballet me një ndalim të mundshëm nëse ai shpallet fajtor për akuzat, dhe mund të humbasë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
UEFA do të vendos për çështjen e Ronaldos të enjten më 21 mars. /ORAinfo/