Lajmi i fundit: Vdes futbollisti i gjigantit nga Serie A

14:40 | 11 May 2020

Serie A është tronditur sot nga lajmi për vdekjen e lojtarit të Atalantës.

I riu i Atalanta dhe Legnano, Andrea Rinaldi vdiq këtë mëngjes, tre ditë pasi pësoi një aneurizëm të trurit.

19-vjeçari, i cili u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Varese të premten, vdiq sot në mëngjes.

Mesfushori ishte në huazim te Legnano në Serinë D dhe klubi e përshkruan atë si ‘një djalë i artë, shembullor në jetë dhe lojë’.

Rinaldi u rrit në akademinë e Atalanta, ku luajti që kur ishte 13 vjeç dhe ndihmoi skuadrën e U-17 që të merrte Skudeton dhe Superkupën e Italisë.

Ekipi dhe presidenti i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Komento: