Lajmi i fundit: Vdes futbollisti i njohur shqiptar në një aksident në ujë

14:12 | 30 June 2019

Ka humbur jetën futbollisti i njohur.

Futbollisti Arbër Aliu ka vdekur në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë me motor në liqen.

Mbrojtësi i Erzenit, ishte në liqen duke bërë xhiro me një motor uji, por është aksidentuar rëndë pas çka edhe ka ndërruar jetë. Ka qenë madje e vështirë për të gjetur trupin e tij, pavarësisht punës së polumbarëve.

Aliu në të kaluarën, ka luajtur për ekipin shqiptar të Partizanit U-19, ndërsa karrierën e ka vazhduar më tej me skuadra si Kamza dhe Skënderbeu, Turbina dhe Tërbuni.

Komento: