Ka vdekur gazetarja Burbuqe Rushiti.
Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme gazetarja dhe poetja e njohur, Burbuqe Rushiti.
Rushiti ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV, shkruan rtv21.tv.
Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.
Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.