Vdes një 19-vjeçar në Suharekë, pran tij gjendet një ar.më zjarri.
Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt.
“Rasti “Vdekje e dyshimte” Studenqan-Suhareke Ora 12:42, date 02 shtator 2020 Emeregjenca ne Suhareke informon se vikt.ima V. B i lindur ne vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasoje e plagës nga ar.ma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi ne shtepine e vik.times eshte gjetur nje ar.me e gjate e tipit AK47. Nuk dihet shkaqet dhe motivi i rastit. Njesite relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kane dale ne vendin e ngjarjes dhe po zhvillojne hetimet kri.minalistike. Trupi i pajete me urdher te prokurorit dergohet ne IML per obduksion”, ka thënë Osmanollaj