Lajmi i fundit: Vdes një 61 vjeçar nga Fushë Kosova i prekur me Koronavirus

13:43 | 19 Korrik 2020

Vdes një 61 vjeçar nga Fushë Kosova i prekur me Covid-19.

Sot rreth orës 10:20 ka ndërruar jetë një burrë i moshës 61 vjeçare nga Fushë Kosova, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19.

Lajmin për Klan Kosova e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë edhe një burrë i moshës 67 vjeçare që ka qenë i infektuar me Covid-19.

Komento: