Lajmi i fundit: Vdes një 67 vjeçar si pasojë e Koronavirusit në Pejë

09:51 | 19 Korrik 2020

Vdes një 67 vjeçar si pasojë e COVID-19 në Pejë.

Një pacient i moshës 67 vjeçare ka humbur betejën me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali, ku thonë se i ndjeri ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, shkruan Reporteri.net.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 131 pacientë të prekur me koronavirus.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Komento: