Lajmi i fundit: Vdes një i burgosur, në spitalin e Pejës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Vdes një i burgosur, në spitalin e Pejës

19:06 | 22 Maj 2019

Një i prangosur ka humbur jetën sot në Pejë.

Gjatë ditës së sotme një i prangosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:40, ka ndërruar jetë i prangosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i prangosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965. I prangosuri rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë:, thuhet në njoftim.

Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Komento: