Lajmi i fundit: Vdes një punëtor në Trepçë, ndalohet puna në horizontin ku ndodhi aksidenti

14:39 | 27 April 2020

Vdes një punëtor në Trepçë, ndalohet puna në horizontin ku ndodhi aksidenti.

Dy ditë më parë ka ndodhur një aksident me fatalitet në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”.

Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968.

“I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”. Me rastin e marrjes së njoftimit nga stafi i minierës Trepça-Crnac, KPMM respektivisht Kryeinspektori i minierave Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kane dale ne vend te ngjarjes”.

“Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac ,Udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”, thuhet në komunikatën nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion ne QKUK ne Prishtinë.

Nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera.

Komento: