Lajmi i fundit: Vdes vajza 2 vjeçe nga Skenderaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Vdes vajza 2 vjeçe nga Skenderaj

10:32 | 02 Dhjetor 2020

Vdes vajza 2 vjeçe nga Skenderaj.

Dje në Skenderaj ka ndërruar jetë një vajzë 2-vjeçare, policia njofton se e njëjta ishte sjellur pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË/ Skenderaj 01.12.2020 – 13:18. Raportohet se një fëmijë i moshës 2 vjeçare i gjinisë femërore është sjellë pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore. Rasti nën hetime.

Komento: